Xhamia e Vezirit është një nga objektet islame më të vjetra dhe më të njohura në luginën e Plavës dhe Gucisë, e njohur për arkitekturën e saj të thjeshtë, por monumentale, dhe për rëndësinë që ka për komunitetin vendas.
Xhamia e Vezirit është objekt nën mbrojtjen e shtetit dhe simbol i njohur i Gucisë. Emrin e mori nga veziri i Shkodrës, Mahmud Pashë Bushatlliu, i cili, sipas disa burimeve, e ndërtoi në vitin 1745, e sipas të tjerëve në vitin 1765. Është e mundur që pasha të ketë qenë rindërtuesi i saj, sepse ka të dhëna se xhamia është ngritur shumë më herët, qysh në vitin 1626.
Sot xhamia është e mbuluar me material më të qëndrueshëm se shindrat e dikurshme, por minarja ka mbetur prej druri – dërrasat e drurit janë vendosur në motivin tipik të kurrizit të peshkut. Brendia e xhamisë, edhe pas disa sanimeve, ka mbetur autentike.
Xhamia ndodhet në „Rrugën e besimeve“: vetëm disa hapa larg saj janë Kisha Ortodokse e Shën Gjergjit dhe Kisha Katolike e Shën Antonit të Padovës – tri faltore që simbolizojnë bashkëjetesën shekullore në Guci.
Burimi: Organizata Turistike e Gucisë.







