
Në kuadër të manifestimit „Ditët e komunave malazeze në majë“, Gucia pati rastin të prezantohej në stacionin e sipërm Kuk dhe t’ua afrojë vizitorëve atë që e bën krahinën tonë të veçantë.
Nga shijet dhe aromat e gastronomisë tradicionale, përmes pasurisë së traditës, zakoneve dhe trashëgimisë kulturore, e deri te masivi madhështor malor i Prokletijeve dhe hijeshitë e tij – e prezantuam Gucinë ashtu siç e njohim më mirë: autentike, krenare dhe nga zemra.
Sepse Gucia nuk është vetëm vend që vizitohet.
Gucia është përjetim që mbahet mend.
Organizata Turistike e Gucisë me krenari vazhdon të prezantojë bukuritë e krahinës sonë edhe jashtë kufijve të saj.
Gucia prezantoi atë që ka më të vlefshme – natyrën, traditën, kulturën dhe njerëzit e saj.
Përmes fjalimeve të Sekretares për administratë të përgjithshme të Komunës së Gucisë, Alina Bektešević, dhe Drejtoreshës së Organizatës Turistike të Gucisë, Nataša Jovović, si dhe përmes prezantimit të produkteve vendase, punimeve të dorës, ushqimit tradicional dhe ofertës së pasur turistike, ua afruam vizitorëve frymën e krahinës sonë.
Nga Prokletijet dhe turizmi aktiv, te qilimat, qevret, Dhoma e Gucisë dhe shijet autentike – Gucia është destinacion që përjetohet me të gjitha shqisat.
Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në prezantimin e komunës sonë dhe kontribuan që historinë e Gucisë ta dëgjojnë edhe më shumë njerëz.
Gucia – vend që jo vetëm vizitohet, por edhe mbahet mend.










