Kalo te përmbajtja

„Liderket e Veriut – Akademia e guximit femëror“ në Gërbaj

„Liderket e Veriut – Akademia e guximit femëror“ në Gërbaj

„Liderket e Veriut – Akademia e guximit femëror“ u realizua me sukses gjatë dy ditëve të kaluara në Gërbajin e bukur, duke mbledhur pjesëmarrëse nga Gucia, Plava, Andrijeviça dhe Berana. Përmes punëtorive frymëzuese, shkëmbimit të përvojave, shoqërimit dhe qëndrimit në natyrë, pjesëmarrëset patën mundësinë të forcojnë aftësitë, vetëbesimin dhe mbështetjen e ndërsjellë.

Sot mbahet dita përmbyllëse e programit, me të cilën rrumbullakohet edhe një histori e suksesshme kushtuar fuqizimit të grave dhe lidhjes së veriut të Malit të Zi.

Falënderojmë të gjitha pjesëmarrëset, organizatorët dhe partnerët që kontribuan në realizimin e kësaj nisme të vlefshme dhe u urojmë përfundim të suksesshëm të aktiviteteve të sotme.

← Të gjitha lajmet

Planifikoni vizitën në Guci

Akomodimi, ushqimi dhe informatat në një vend.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.