
Në organizim të Organizatës Turistike të Gucisë, në bashkëpunim me Eco Life, u realizua me sukses Bazari i produkteve vendase dhe punimeve të dorës.
Vizitorët patën mundësinë të njihen me një ofertë të pasur produktesh autentike vendase, suvenirësh të punuar me dorë dhe punimesh artizanale, që në mënyrë të veçantë përfaqësojnë traditën, kulturën dhe duart e zellshme të prodhuesve dhe zejtarëve tanë vendas.
Bazari ishte rast për promovimin e krijimtarisë vendase, mbështetjen e prodhuesve të vegjël dhe ruajtjen e zanateve tradicionale, por edhe për shoqërim të këndshëm në një atmosferë të ngrohtë.
Falënderojmë të gjithë ekspozuesit, partnerët dhe vizitorët që me praninë e tyre kontribuan në realizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti.










