
Organizata Turistike e Gucisë mori pjesë në manifestimin „Ditët e Gucisë dhe Plavës në Sarajevë“, të mbajtur të shtunën, më 7 nëntor 2026.
Në stendën tonë prezantuam ofertën turistike të Gucisë, bukuritë natyrore të Prokletijeve dhe trashëgiminë e pasur kulturore të krahinës sonë, të cilën ua afruam vizitorëve edhe përmes sendeve tradicionale të ekspozuara.
Përmes takimeve të tilla vazhdojmë ta promovojmë Gucinë, traditën dhe potencialet e saj turistike, si dhe t’i ruajmë dhe t’i prezantojmë vlerat e krahinës sonë para një publiku më të gjerë.




