Kalo te përmbajtja

Ditët e diasporës dhe Lojërat kalorësiake në Gërbaj

Ditët e diasporës dhe Lojërat kalorësiake në Gërbaj

Ditët e diasporës dhe Lojërat kalorësiake – një ditë plot traditë, bashkim dhe krenari!

Gërbaji edhe këtë vit ishte vend takimi, shoqërimi dhe ruajtjeje të traditës. Me vizitorë të shumtë, njerëzit tanë të diasporës dhe adhuruesit e lojërave kalorësiake, edhe një herë treguam sa forcë të veçantë kanë bashkimi dhe dashuria për vendlindjen.

Lojërat kalorësiake – rezultatet e garave

Garuesit më të rinj, por edhe ata pak më të mëdhenj, treguan luftarakësi, shkathtësi dhe frymë të vërtetë kalorësiake. Urime të gjithë pjesëmarrësve, e veçanërisht më të mirëve në disiplinat e tyre:

Vrapim për fëmijë deri në 15 vjeç
1. Dino Radončić
2. Almin Čekić
3. Rinin Qosaj

Vrapim me thes
1. Salina Kolenović
2. Riard Gjonbalaj
3. Medina Bektešević

Kërcim së gjati
1. Edvin Demirović
2. Asmir Koljenović
3. Nuradin Destanović

Hedhja e gurit nga supi
1. Radovan Zeković
2. Nikola Bajić
3. Ersid Ljuča

Tërheqja e litarit
1. Mali Paradajz
2. Danilovgrad
3. Pljevlja

Falënderim të veçantë u shprehim bashkëqytetarëve tanë që kontribuan në organizim dhe mblodhën ekipet që përfaqësuan Gucinë në disiplinën e tërheqjes së litarit. Mundi, entuziazmi dhe dëshira e tyre për të qenë pjesë e këtij aktiviteti u japin Lojërave kalorësiake një rëndësi të veçantë.

Urime të gjithë garuesve dhe faleminderit të gjithëve që me praninë dhe pjesëmarrjen e tyre kontribuan që Gërbaji edhe një herë të jetë vend sporti, tradite, bashkimi dhe shoqërimi të mirë!

← Të gjitha lajmet

Planifikoni vizitën në Guci

Akomodimi, ushqimi dhe informatat në një vend.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.