
Komuna e Gucisë për herë të parë nikoqire e rallit me xhipa Montenegro Trophy!
Gucia pati nderin të jetë nikoqire e një prej aktiviteteve off-road më tërheqëse – rallit me xhipa Montenegro Trophy.
Pjesëmarrësit ngasën një itinerar unik nëpër viset më të bukura të krahinës sonë – Ropojanën, Gërlën dhe zonën rreth Skafkacit, dhe më pas treguan aftësitë e tyre në një poligon të përgatitur posaçërisht.
Na gëzon veçanërisht që mes pjesëmarrësve ishin edhe bashkëqytetarët tanë, të cilët së bashku me mysafirët nga vise të tjera kontribuan në atmosferën e shkëlqyer dhe organizimin e suksesshëm.
Me mbështetjen e Komunës së Gucisë dhe Organizatës Turistike të Gucisë, ky aktivitet kaloi jashtëzakonisht me sukses, duke konfirmuar se Gucia ka potencial të jetë nikoqire e manifestimeve që promovojnë turizmin aktiv, bukuritë natyrore dhe mikpritjen e krahinës sonë.
Falënderojmë organizatorët, të gjithë pjesëmarrësit dhe vizitorët për besimin e treguar dhe mezi presim aktivitete të reja që do ta pozicionojnë Gucinë edhe më shumë në hartën e destinacioneve tërheqëse turistike.










