Për të gjithë ata që, për arsye të ndryshme, nuk mund të ngjiten në Prokletije, Gucia ofron shtigje të mrekullueshme për ecje. Nuk do t’ju mungojnë panoramat fantastike, peizazhet dhe pikat e shikimit.
Përveç se mund të kaloni nëpër çarshinë e Gucisë, bregut të Gërnçarit dhe të Luçës, nëpër fshatra të qeta, luginave të Gërbajit dhe Ropojanës, vendosni si qëllim liqenin e Ropojanës (12 km nga qyteti) ose Burimet e Ali Pashës, rreth 2 km larg. Afër është edhe vendi i piknikëve Krš Čekića (Kršla), prej nga shtrihet një pamje e bukur panoramike drejt masiveve të Bjeličit dhe Bradës, luginës së Ropojanës dhe Liqenit të Plavës.
Më larg, por që ia vlejnë mundit, janë stanet (katunet) në shpatet e Prokletijeve, më afër fshatrave. Prokletijet në fakt janë shumë të qasshme. Me rrugë të asfaltuara ose makadami, shtigje e rrugica, lehtë arrihet në shumë vende ku mund të shijohen pamjet e mrekullueshme të majave të mbuluara me borë, të shpateve me çati prej të cilave ngrihet tymi, të luginës së gjerë ose të liqenit. Vende ku njeriu largohet nga gjithçka që ia prish qetësinë, ku mund t’i dorëzohet plotësisht natyrës, të përtërijë trupin dhe shpirtin, e ta gjejë gëzimin nëse rastësisht e ka humbur.




