
Në kuadër të programit sportiv të „Verës në Guci 2026“, u mbajt turneu i parë i tenisit „Prokletije Open“, i cili kishte edhe një rëndësi të veçantë – me të u hap solemnisht fusha e re e tenisit në Guci.
Vendin e parë dhe titullin e fituesit të edicionit të parë të turneut e fitoi Ljubinko Merdović, ndërsa vendi i dytë i takoi Alden Radončić.
Urime finalistëve për lojën e shkëlqyer, luftarakësinë dhe frymën sportive, ndërsa të gjithë pjesëmarrësve u falënderojmë që ishin pjesë e këtij momenti të rëndësishëm për qytetin tonë.
Prokletije Open sapo ka filluar – shihemi në fushë!










