Kalo te përmbajtja

Turneu i 9-të ndërkombëtar i volejbollit „Guci 2026“

Turneu i 9-të ndërkombëtar i volejbollit „Guci 2026“

Turneu i 9-të ndërkombëtar i volejbollit „Guci 2026“ përfundoi me sukses!

Me krenari dhe kënaqësi të madhe mund të themi se edhe një edicion i turneut tonë ndërkombëtar të volejbollit u zhvillua në mënyrën më të mirë, në frymën e sportit, miqësisë dhe respektit të ndërsjellë.

Falënderojmë sinqerisht të gjitha ekipet që me pjesëmarrjen e tyre e zbukuruan këtë aktivitet, si dhe të gjithë trajnerët, gjyqtarët, vullnetarët, prindërit, tifozët dhe miqtë e sportit që kontribuan që turneu të organizohet në nivel të lartë.

Urime të gjitha pjesëmarrëseve për luftarakësinë, sjelljen sportive dhe ndeshjet e shkëlqyera, e veçanërisht ekipeve që fituan vendet e para.

Pioneret:
Vendi i 1 – Murina;
Vendi i 2 – Plava;
Vendi i 3 – Gucia.

Senioret:
Vendi i 1 – Peja;
Vendi i 2 – Ulqini;
Vendi i 3 – Mostari;
Vendi i 4 – Gucia.

Për një mjedis të vogël si Gucia, organizimi i një aktiviteti të tillë sportiv ndërkombëtar është sukses i madh dhe krenari e gjithë komunitetit. Besojmë se edhe një herë treguam që sporti i bashkon njerëzit, krijon miqësi të reja dhe promovon vlerat e vërteta. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj historie të bukur sportive.

Mezi presim takimet e reja, më shumë pjesëmarrës dhe turneun jubilar, të 10-in ndërkombëtar të volejbollit.

Shihemi vitin e ardhshëm! KV i Femrave „Grebaje“ Guci.

← Të gjitha lajmet

Planifikoni vizitën në Guci

Akomodimi, ushqimi dhe informatat në një vend.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.