
Sot në Guci u mbajt turneu i tretë i pingpongut me karakter bamirës.
Për ne kjo përfaqëson një hap drejt detyrimit njerëzor për të ndihmuar në çdo mënyrë ata që kanë nevojë, si dhe për ta bashkuar sportin me humanizmin.
Falënderojmë Mirsad Nikočević, iniciatorin e turneut i cili dhuroi mjete për këtë organizim, Šabo Čekić për dhurimin e trofeve dhe medaljeve, si dhe të gjithë pjesëmarrësit që mbështetën këtë nismë të bukur.
Shihemi sërish në aktivitete që bashkojnë dhe festojnë rininë dhe jetën!










