Parku Kombëtar Prokletije përfshin hapësirën përgjatë kufirit me Shqipërinë, nga Trojani në jugperëndim deri te Starci në verilindje, në një gjatësi prej 28 km.
Pjesën qendrore të parkut kombëtar e përbëjnë hapësirat mbi 1.200 m lartësi mbidetare, ku janë të dukshme gjurmët e proceseve akullnajore dhe karstike:
- Volushnica
- Karanfilat
- Bjeliči
Përveç majave të shumta mbi 2.000 m, brenda parkut ndodhen tri majat më të larta të Malit të Zi.
Në park ka plot 9 liqene akullnajore, disa prej të cilëve janë të përkohshëm. Janë regjistruar 42 lloje bimësh dhe kafshësh me rëndësi globale, gjë që e rendit parkun ndër gjashtë qendrat evropiane dhe ndër 158 qendrat botërore të diversitetit biologjik. Ai renditet ndër qendrat më të rëndësishme të biodiversitetit të shpendëve, florës vaskulare dhe biocentrave të gjitarëve.




