Kalo te përmbajtja

Ujërat

Pushime aktive

Rrjedhat ujore janë një pasuri natyrore shumë interesante e komunës së Gucisë. Burimet, përrenjtë, lumenjtë, si dhe ujëvarat dhe kanionet e tyre, janë krejtësisht autentike, të paparashikueshme dhe kokëforta, ndoshta pikërisht sepse janë të Prokletijeve. Natyra e tyre është njëkohësisht e egër dhe e butë, ndërsa forca e tyre e pabesueshme. Ashtu siç ndryshojnë shpejt drejtimin dhe formën, ndryshojnë edhe emrat.

Burojnë nga thellësi të pamatura, zhyten pa arsye, zhduken (thahen), gjarpërojnë luginës të fshehura nga shkurret, bashkohen dhe zgjerohen, fryhen nga dëborat dhe shirat, pastaj tërhiqen dhe qetësohen, me peshq po aq të pakapshëm, duke lënë bujarisht fusha me zaje e rërë, kallamishte dhe korije. Të gjitha ujërat përreth Gucisë janë jashtëzakonisht të pastra, të shëndetshme, e disa edhe kuruese.

← E gjithë oferta turistike

Planifikoni vizitën në Guci

Akomodimi, ushqimi dhe informatat në një vend.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.